Ademi:Jemi një hap më mbrapa por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës,Agim Ademi ka biseduar në lidhje me ecurinë e Kombëtares së Kosovës në këto kualifikime të “Euro 2024”

Në një intervistë për “Metropol” me Xuxin,i pari i Federatës tha se ekipi është i kompletuar për ndeshjen kundër Zvicrës. “Për herë të parë të gjithë ekipin e kemi pa asnjë lëndim dhe është një atmosferë dhe dëshirë e madhe tek futbollistët për ta treguar veten dhe fuqinë e tyre pikërisht me ekipet e mëdha si kjo e Zvicrës”, ka shtuar i pari i futbollit kosovar.

Ademi thotë se Kombëtarja ka ngecur pasi që kanë ndikuar shumë faktorë,mirëpo ende ka shpresa sepse në futboll asgjë nuk është e sigurtë

“Në këtë kompeticion nuk kemi pritur të jemi në këtë situatë sipas analizave të të gjithëve dhe kualitetit që e kemi, pasi në ekipin tonë kemi pesë kampionë në ligat evropiane. Është fakt që kemi ngecur, por kanë ndikuar shumë faktorë që të mos kemi rezultatin e merituar. Sidoqoftë, ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme në ndeshjet e mbetura. Futbollistët kanë besim, por edhe ne tek ata. Tani është më e vështirë, por nuk është e pamundshme. Nuk dua të them se ne do të jemi të kualifikuar sepse tashmë jemi një hap më mbrapa por gjithsesi në futboll mund të ndodhë gjithçka. Siç ndodhi që pa e pritur askush të humbim nga Bjellorusia, mund të ndodhë edhe të fitojmë ndaj Zvicrës. Unë besoj shumë tek ky grup i futbollistëve, në përkushtimin dhe kualitetin e tyre. Nëse ata angazhohen 100 përqind besoj se mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e radhës. Do Zoti të mos kenë lëndime”, ka thënë Ademi.

Intervista ndryshe e Milaim Ramës: Ai luajti për Zvicrën, vajza i luan për Kosovën – si e sheh ish-sulmuesi përballjen e së shtunës

Shala:Bislimit i kishim dërguar edhe bileten e aeroplanit,por ai nuk u përgjigj më