Ademi viziton skuadrën e Ligës së Parë dhe njoftohet për ecurinë e punimeve në dy stadiumet

KF KIKA sot priti Kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe zyrtarët e Komunës së Kamenicës për t’i njoftuar me ecuritë e ndërtimeve të dy stadiumeve, atij artificial dhe natyral. 

KF KIKA pritet që së shpejti të bëhet me dy stadiume, atë artificial i cili pritet të përfundoj në vitin 2023 dhe stadiumin natyral i cili pritet të nis në vitin 2023.

”Kryetari i klubit, Naim Biqkaj i falënderoi kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe zyrtarët e Komunës së Kamenicës për vizitën të cilët shprehen mbështetje të plotë deri në ndërtimin e fazës finale të stadiumit

Kryetari Ademi shprehu gatishmërinë që ta mbështesë klubin tonë deri në përfundimin e stadiumeve dhe i nderoi me mirënjohje Agim Ademin dhe kryetarin e komunës, Kadri Rahimajn.

Po ashtu Agim Ademi e nderoi tifozin më besnik të KF Kikës, Ramadan Agaj (Aga Dan), në ditëlindjen e tij të 90-të duke ia dhuruar një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

KF Kika falënderon Agim Ademin dhe Komunën e Kamenicës për mbështetjen e vazhdueshme për ndërtimin e dy stadiumeve”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/ 

Mediat argjentinase provokojnë Brazilin: I treti më i mirë në histori ka vdekur

MVP dhe pesëshja e javës në elitën e basketbollit kosovar