Ademi viziton Dardanët U21, i inkurajon për sukses kundër Estonisë

Presidenti Agim Ademi, ka vizituar sot Kombëtaren U21 në hotelin në të cilin është akomoduar për përgatitjet e ndeshjes së parë kualifikuese për Euro 2025, kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kreu i FFK-së ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim maksimal në këtë sfidë, duke i inkurajuar lojtarët të japin maksimumin e tyre në fanellën e Kombëtares.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se Kombëtarja U21 shërben si trampolinë për t’u përfshirë në Kombëtaren A, por edhe si një mundësi për të ndërtuar karrierë të suksesshme në futboll.

Presidenti Ademi i ka inkurajuar Dardanët e rinj që të përgatiten sa më mirë për këtë ndeshje, duke u fokusuar në lojën kolektive.

“Ju duhet të luftoni në fanellën e Kosovës me dinjitet, për hir të familjes, kombit dhe shtetit tuaj. Ju e bartni këtë uniformë që ju jep krenari. Ju keni treguar harmoni të shkëlqyeshme si grup dhe pres që në fushën e lojës të jeni të bashkuar dhe të luani kolektivisht. Neve na duhet kualifikimi sepse një arritje e tillë dëshmon se jeni një gjeneratë stabile dhe që premton shumë. Nuk dyshoj aspak në suksesin tuaj dhe me të drejtë të gjithë presim të na bëni krenarë”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Ademi para Dardanëve U21.

Fatjon Bunjaku përforcimi i parë i Lirisë

Ferizaj blindon portën, Jovanovski vazhdon kontratën