Ademi: Vazhdojmë të besojmë se ka dritë në fund të tunelit

Ulpiana është mposhtur në shtëpi në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Lipjanasit luftuan deri në fund, por pësuan humbje 2-3 nga Drita, shkruan Gazeta Olle.

Fadil Ademi e udhëhoqi skuadrën e Ulpianës për herë të të parë pas largimit të Edlir Tetovës.

Ai ka thënë se ai dhe lojtarët që i drejton nuk do të dorëzohen deri në fund të kampionatit.

“Kur je duke luftuar për ekzistencë në kampionat dhe humb pikë në shtëpi, nuk është ndjenjë e mirë. Është normale. E kemi një fitore në fazën e tretë dhe nuk jemi duke kaluar kohë të mirë. Prapëseprapë, ne besojmë përderisa na lejon matematika. Përkundër që po na shkojnë gjërat keq, po vazhdojmë të besojmë se ka dritë në fund të tunelit”, theksoi Ademi.

/Gazeta Olle/

Nuhiu: Deri në fund të kampionatit do t’i kemi edhe nëntë finale dhe do t’i marrim një nga një

Prishtina – Liqeni, finalja e Kupës në futsall