Ademi takon ambasadorin amerikan, tifozin e madh të Përfaqësueses së Kosovën

Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin amerikan ne Kosovë, Jeffrey Hovenier, të cilit i ka dhuruar edhe një fanellë të personalizuar të Përfaqësueses tonë.

Ademi ka thëne se është nder kur të mbeshtet një personalitet siç është ambasadori amerikan.

Postimi i plote i z. Ademi ne facebook:

Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane.

E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por futbolli është i tillë dhe jo rrallë nuk fiton ai që e kërkon atë me ngulm.

Sidoqoftë, djemtë tanë kanë nevojë për t’i qëndruar afër dhe për t’i përkrahur maksimalisht. Ata po mundohen ta japin më të mirën e tyre dhe besojmë se në ndeshjet e ardhshme do të marrin rezultatet që i presim të gjithë.

Falënderoj edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe, të Zvicrës, të BE-së dhe të Greqisë që krahas institucioneve tona ishin në ndeshje dhe janë përkrahës të Dardanëve.

E një falënderim edhe për të gjithë tifozët, të cilët krijuan atmosferë madhështore në ndeshjen e mbrëmshme, e të cilët në fund përkundër rezultatit zhgënjyes i duartrokitën Dardanët tanë.

FORCA KOSOVË! ⚽️ 🇽🇰 🤝 🇺🇲

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Islandës

Fationa Kasapi e pesta në Kupën Evropiane U21 në Graz të Austrisë