Ademi takohet me Ronaldon: Fenomeni pranon ftesën për ta vizituar Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se është takuar me “Fenomenin” Ronaldo në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror.

I pari i futbollit kosovar ishte i pranishëm në ndeshjes me Katarit dhe Ekuadorit që përfundoi me rezultat 2-0 për ekuadorianët.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ademi konfirmoi se ka ftuar Ronaldon që të vije për herë të dytë në Kosovë dhe ai ka pranuar atë:

Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima.

E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.

Van Gaal flet për ndeshjen ndaj Senegalit dhe favoritin e këtij botërori

Infantino e përmendi Shqipërinë në konferencën e famshme nga Katari, vjen reagimi nga Edi Rama