Ademi: Po fillon stinori pranveror, uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i lumtur me rikthimin e futbollit në Kosovë për stinorin e ri pranveror.
Sot fillojnë ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ndërsa në fundjavën e ardhshme nisin ndeshjet e AlbiMall Superligë.
“Inkurajoj të gjitha skuadrat që janë pjesë e garës të japin maksimumin në fushë dhe të tregojnë vlera të larta sportive dhe të “fair-play”-it.” thuhet në njoftimin e Ademit.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovë ka shtuar se Federata me të gjitha organet e saj ka bërë përgatitjet e duhura, duke garantuar një garë të rregullt dhe zero tolerancë ndaj çdo dukurie negative, duke synuar një nivel edhe më të lartë të futbollit
Ademi ka falënderuar investitorët në klube që po ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të futbollit dhe tifozët që mbështetin ekipet e tyre dhe i shtojnë vlera këtij sporti.
“Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion dhe ky stinor të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë ne.”
“Mbarësi e suksese të gjitha skuadrave dhe faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme” përfundon Ademi. /Gazeta Olle/

Drita përforcohet në sulm, prezanton nigerianin Obioha

Shqipërua u19 zhvillon grumbullim tre ditor me lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar