Ademi për Zeqirin: Nuk ka asgjë konkrete, nga janari ardhje të reja

Agim Ademi ka komentuar takimn me sulmuesin Andi Zeqiri.

I pari i FFK-së, ka thënë për KTV se takimi me talentin e njohur ishte i rastësishëm, përcjellë Gazeta Olle.

“Ka qenë thjesht një takim mes meje, Andit dhe familjes së tij. Nuk ka asgjë konkrete, por sigurisht do të flasim jo vetëm me të, por edhe me të tjerë, për mundësinë që t’i bashkohen Kosovës. Për momentin s’ka asgjë konkrete”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se nga janari e më tej do të ketë prurje të reja te Kosova.

“Brenda këtij viti nuk besoj që do të ketë ardhje të reja te Kosova, por sigurisht, nga janari do të ketë disa lojtarë që do të pranojnë ftesën e Kosovës. Është një numër i madh i lojtarëve më të cilët jemi duke biseduar”, ka deklaruar Ademi./Gazeta Olle