Ademi: Kosova mund të luaj me Gjermaninë

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës mund të luaj me Gjermaninë. “Jemi duke shikuar që të luajmë një miqësore me Gjermaninë. Jemi në negociata. Ky shtet i zhvillon nganjëherë disa ndeshje me Përfaqësuesja të vogla, dhe të ardhurat shkojnë në federatën e asaj Përfaqësueses, kësaj radhe Kosovës”, ka thënë Agim Ademi në emisionin sportiv të Klan Kosovës, ‘Sport Show’. Kosova në mars do të luaj me Eintracht Frankfurtin dhe Werder Bremenin.