Ademi, Duka e Sejdini takohen me shefin ekzekutiv të Dortmundit, Hans Joachim Watzke

Hans Joachim Watzke është njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit gjerman.

63-vjeçari është shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, derisa ai po qëndron në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Watzke ka takuar tre krerët shqiptarë të federatave të futbollit, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Watzke është takuar me Armand Dukën, Agim Ademin dhe Muhamed Sejdinin.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot në Tiranë takova zëvendëspresidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, njëherësh presidentin e Bundesligës dhe të FC Borussia Dortmund, Hans-Joachim ‘Aki’ Watzke.

Ai po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku e pritëm së bashku me presidentët Armand Duka dhe Muamet Sejdini.

Diskutuam për futbollin evropian dhe në veçanti për projekte të përbashkëta rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit në rajonin tonë dhe për bashkëpunim në kuadër të ligave.

/Gazeta Olle/

De Biasi po e pret një telefonatë nga FSHF

Zyrtare: Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin