Ademi, Duka e Sejdini po qëndrojnë në kongresin e UEFA-s në Vjenë

Agim Ademi është takuar sot në Vjenë me Armando Dukan dhe Muamed Sejdinin.

Gjatë ditës së mërkurë (nesër), do të mbahet kongresi i 46-të i UEFA-s.

Më poshtë mund të gjeni postimin e presidentit Ademi:

Së bashku me miqtë e mi presidentin Armand Duka, presidentin Muamed Sejdini dhe anëtaren e KE të FSHF-së, Anila Basha, po qëndrojmë në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër.

Paraprakisht sot është mbajtur mbledhja e KE të UEFA-s, në të cilën mori pjesë presidenti Duka, e ku u morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.

Ndër të tjera në këtë takim u miratua orari i ndeshjeve të turneut final për Euro 2024 në Gjermani, pastaj u miratua formatimi i Ligës së Kampionëve nga viti 2024, si dhe u vendos që finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023 të mbahet në “Eden Arena” në Pragë.

Spektakël nga Genc ‘gxx’ Kolgeci, kundër lojtarëve brazilian

E konfirmuar, Orges Shehin po e pret një skuadër në Kosovë