Adem Imeri prurja më e re e Kosovës

FFK ka njoftuar zyrtarisht se Adem Imeri është prurja më e re e Kosovës.

Lojtari 17-vjeçar do të jetë pjesë e Dardanëve U-19, derisa në nivel klubesh luan te Greuther Furth.

“17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës”, thuhet një njoftimin e FFK-së.

“Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese”.

“Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut”.

“Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar.

Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Andorrës

Zyrtare: Suhareka shkarkon Granit Begollin