Adil Rami po i kryen testet mjekësore te Sevilla

Adil Rami është lojtar i Sevillas. Mbrojtësi i Milanit është duke kryer testet mjekësore te klubi spanjoll.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Sevilla, e cila bleu lojtarin nga klubi kuqezi ditë më parë.

Ai nuk ka qenë i pëlqyer nga trajneri Sinisha Mihajloviç, i cili dëshiron të krijojë një mbrojtje stabile me futbollistë që i përshtaten stilit të tij defensiv. /Olle