Dautaj e konfirmon për Gazeta Olle: Ja pse u largova nga SC Gjilani

Qëndrim Dautaj që nga sot ka mbetur pa skuadër.

E gjitha kjo, pasi mesfushori nga Ferizaj ka konfirmuar largimin nga SC Gjilani, përcjellë Gazeta Olle.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e Gjilanit. Falënderoj kryesin e klubit dhe bashkëlojtarët për këta muaj të kaluar së bashku, suksese në vazhdim”, ka shkruar Dautaj në postimin e tij sot.

Prej sot nuk do të jem pjesë e SC.Gjilanit,falenderoj kryesin e klubit dhe bashkëlojtarët për këta muaj të kaluar së bashku suksese në vazhdim,me respekt Qendrimi????????

Gepostet von Qendrim Dautaj am Donnerstag, 2. Januar 2020

E në një bisedë për gazetën, mesfushori ka zbuluar arsyet e largimit nga ‘Skifterat’.

“Jam larguar nga Gjilani sepse nuk kisha minutazh të mjaftueshme në këtë gjysmë sezon që kaloi.

Tashmë, drejt meje kanë ardhur disa oferta nga Superliga si dhe Liga e Parë, por do të zgjedh vetëm atë ekip që do të kem hapësirë më të madhe për të luajtur”, tha Dautaj.

Më parë, mesfushori ka luajtur në skuadrat si Ferizaj, Prishtina, Flamurtari e Besa./Gazeta Olle