Festa në Milano ka filluar, por në anën e kuqe të qytetit italian, kjo pas fitores së madhe të AC Milan në udhëtim te Sassuolo, duke i bërë Rosonerët kampion në Itali.
Pas një sezone shumë interesante në Serie A, më në fund mbyllet kampionati, dhe emri i fituesit të Scudettos është AC Milan.
Kuqezinjët arritën të fitonin titullin kampion në xhiron e fundit, duke mposhtur Sassuolon me rezultat të pastër 0-3 në udhëtim, pas dy golave të Giroud dhe Kessien i cili shënoi golin e fundit me fanelën e milanistëve.
Më meritori për këtë fitore ishte Rafael Leao, i cili asistoi tre herë në këtë ndeshje, duke vulosur fatin e takimit.
Pas 38-të ndeshjeve në Serie A. Milan është kampion me 86 pikë, Interi nënkampion me 84 pikë, ndërsa Napoli dhe Juventus kualifikohen në Champions League nga veti i tretë dhe katërt.
/Gazeta OLLE/