AC Milan nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2024/25, dhe presioni mbi trajnerin Paulo Fonseca po rritet ndjeshëm.
Me vetëm një fitore në ligë deri më tani, Milani ka barazuar me Torinon dhe Lazion, si dhe ka humbur ndaj Parmës.
Gjendja nuk është më e mirë as në Ligën e Kampionëve, ku Milani pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 1-3, shkruan Gazeta OLLE.
Kjo ka bërë që bordi i klubit të shqyrtojë mundësi të tjera, përfshirë kontaktimin e Edin Terzić nga Borussia Dortmund. Një opsion tjetër që mbetet në diskutim është edhe ish-trajneri i Chelsea-it, Thomas Tuchel.
Gjendja aktuale e ekipit po bën që ndryshimet të duken të pashmangshme nëse rezultatet nuk përmirësohen së shpejti.