Abukar, “MVP” i Ligës Ballkanike

Mohamed Abukar është zgjedhur “MVP” i Ligës Ballkanike, për edicionin 2015/16.

Basketbollisti i Sigal Prishtinës e arriti këtë sukses pas paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë edicion nën fanellën bardhekaltër.

Ai pritet të jetë ndër basketbollistët kryesor të Sigalit edhe në dy finalet ndaj Mornarit.