Abukar: Do t’i fitojmë të dy ndeshjet

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Mohamed Abukar kërkon fitore në dy duelet finale me Mornarin, në Ligën Ballkanike, për ta siguruar me këtë rast titullin e kampionit në Ligën Ballkanike, shkruan Zëri.

Bardhekaltrit do të zbresin në parket nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në ndeshjen që fillon në orën 19:30.

“Jemi shumë të emocionuar që jemi në finale. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do t’i fitojmë të dyja ndeshjet dhe të shpallemi kampionë në Ligën Ballkanike”, ka thënë basketbollisti amerikan në konferencë për shtyp.