Amir Abrashi u aktivizua në minutën e pestë te Freiburgu, që pësoi 2:1 nga Bayerni, të dielën në Bundelsigë.
Mesfushori i Shqipërisë megjithatë nuk luajti deri në fund. Për shkak të një lëndimi ai lëshoi fushën në minutën e 54-të.
Ai u lëndua pas një dueli me një futbollist të kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayernit.
Mediat gjermane kanë raportuar se Abrashi ka pësuar lëndim të pulpit.
Atë e ka zëvendësuar një lojtar i kthyer nga lëndimi. Abrashi po ashtu ishte aktivizuar pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Abrashi shquhet për angazhimin në fushë, por lëndimet e kanë frenuar goxha shumë.
Reprezentuesi shqiptar këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje me klubin gjerman. /Gazeta Olle/