Abidali thotë se do ta gjejë Messin e ri

Eric Abidal ka thënë se ai do ta gjejë ‘Messin e ri’ dhe do ta sjellë atë te Barcelona, pasi nëse Laporta do të bëhet president i kësaj skuadre, atëherë Abidal do të jetë drejtori sportiv.

Laporta ka konfirmuar se Abidal do të jetë drejtori sportiv i Barcelonës, nëse ky i pari bëhet president i kësaj skuadre, dhe vetëm disa minuta më vonë, ish-lojtari i Blaugranasve, ka thënë se do ta gjej ‘Messin e ri’ dhe do ta sjellë atë te Barcelona.

“Për mua, është nder që të jem këtu me Laportan. Unë kam dëshiruar të vazhdoj të punoj për shumë vite dhe të shoh se çfarë mund të bëj”, tha Abidal për reporterët.

“Ne dëshirojmë të fillojmë një projekt të ri dhe të gjejmë lojtarë të ri në La Masia, lojtarë si Leo Messi, Xavi Hernandes dhe Andres Iniesta. Unë mund ta bëj këtë gjë”, përfundoi Abidal.