Abedini: E kam pritur gjatë këtë moment

Mesfushori Eris Abedini është i lumtur që pati mundësinë të luajë edhe në përfaqësuesen A të Kosovës.

Ai pret të ftohet edhe në të ardhmen, ndërsa në të shkuarën ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Kosovës U21.

Abedini luajti gjithë ndeshjen ndaj Armenisë në barazimin 2-2 në “Fadil Vokrri”.

“E kam pritur këtë ditë dhe jam shumë i lumtur për këtë ndeshje. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kosovës”.

“Shpresoj të luaj fillimisht shumë në klubin tim e më pas të kem rastin të luaj edhe për Kosovën”.

“Në Spanjë kisha një vit kontratë, por pata një lëndim në gju dhe më pas nuk deshëm të vazhdojmë. U ktheva në Zvicër për të rikthyer karrierën”, ka thënë Abedini.

Giresse: Me rëndësi është se nuk e humbëm ndeshjen

Përkundër epërsisë së hershme, Shqipëria mposhtet nga Italia