FC Prishtina ka marrë tri pikë në takimin e ditës së premte (dje) kundër Arbërisë, duke fituar si mysafir me rezultat 4:0.
Ndër më meritorët ishte anësori i FC Prishtinës, Leonit Abazi që regjistroi dy gola.
Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Abazi ka thënë se skuadra ku ai bën pjesë e kishte marrë seriozisht takimin.
“E kishim paraparë ndeshje të vështirë, andaj e kishim marrë shumë seriozisht. Nuk jam i kënaqur vetëm me dy golat e mi, por jam i kënaqur me tërësinë e ekipit tim, me ecurinë që e kemi dhe po ndjehem shumë i lumtur”.
“Jo, nuk e kishim mendjen te Drita gjatë pjesës së dytë, por rezultatin që e kishim sikur na dha lehtësi, por pas përfundimisht të ndeshjes, natyrisht që fokusin e kemi vetëm te përballja e së mërkurës, ashtu siç mendojmë për çdo ndeshje të radhës”, ka thënë Abazi për ueb faqen e klubit.
Abazi ka tre gola në kampionat, teksa ka ndihmuar skuadrën edhe me katër asistime. /Gazeta Olle/