Abazaj i jep fund aventurës te Istanbulspor

Kristal Abazaj mbyll përvojën me skuadrën e Istanbulsporit në Turqi.

Futbollisti shqiptar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar divorcin me ekipin e Superligës Turke, pjesë e të cilit ka qenë prej dy vitesh e gjysmë:

“Sot ndërpreva kontratën me klubin e Instanbusporit. Dua t’i falënderoj për këto dy vite e gjysmë të bukura që kaluam bashkë. Faleminderit për gjithçka dhe ju urojmë të mirën në të ardhmen.”

Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari luajti vetëm 185 minuta në kampionat (pesë ndeshje, vetëm dy si titullar.

Abazaj para se të transferohej në Turqi, atëherë ë Ligë e Parë, luajti për një sezon te Kukësi në formë huazimi nga Anderlehti. Me ekipin verilindor u aktivizua në 34 ndeshje të Superiores, duke shënuar 10 gola. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë stacioni i radhës i 26-vjeçarit.

Di Maria merr vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij tek Argjentina

Ardon Jashari drejt transferimit te gjiganti holandez