FFK merr mbështetjen nga LFR e Pejës

Në zyret e Lidhjes Regjionale të Futbollit në Pejë është mbajtur mbledhja e bordit të LR Peja. Në këtë takim u vendos që trajner të reprezentacionit regjional U-15 të Pejës të jetë: Ilir Nallbani ndërsa ndihmës i tij, Hysni Muzlija.

Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, i cili morri mbështetjen e plotë nga LRF të Pejës.

Njoftimi i plotë:

“Bordi i LRFPE në mbledhjen e mbajtur me datë: 10.12.2019 në lokalet e DKRS-së, ku prezent ishin kryetari i LRFPE: Z. Bakir Burri, nënkryetari i Z. Avdi Gashi si dhe antarët e tjerë të bordit Z. Idriz Elezaj, Z. Gani Metaj, Z. Rexhep Daci, Z. Hysni Muzlija dhe Z. Ilir Nallbani. Në këtë mbledhje u diskutua per përfundimin e garave gjysëm sezonale për grup moshat e reja U13, U15, U17, një kohsisht u diskutua edhe për përfundimin e garave gjysëm sezonale të liges së tretë (III), ku marin pjesë ekipet nga Lidhjet Rajonale të Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, ku gjithsej marin pjesë në këto gara katërmbdhjetë (14) klube të Futbollit.

Në këtë mbledhje janë caktuar edhe selektori Z. Ilir Nallbani dhe ndihmësi i tij Z. Hysni Muzlija për grupmoshat U15, me mandat të caktuar nga Federata e Futbollit e Kosovës. Gjithashtu u vendos për fillimin e garave për grupmosha U11 pas kompletimit të dokumentacionit për regjistrimin e tyre në programin FIFA Conect, garat do të fillojnë gjat muajit Dhjetor. Në këtë mbledhje, Bordi i LRFPE në përbërje të plotë përkrahu Z. Bakir Burri të përfaqsoj Lidhjen Rajonale të Pejës ( LRFPE ) në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së për mandatin kohor 2020-2024, një kohësisht kërkoj mbështetjen e delegatëve nga klubet e regjionit. Për të gjitha detajet tjera, klubet do të njoftohen me kohë.”