Teksa janë mbyllur pjesët e para në “Champions League”, e gjithë vëmendja shkon në grupin H.
Kjo pasi atje gjenden tre ekipe që po luftojnë për të marrë dy biletat që të kualifikojnë më tej.
Chelsea e ka detyrën më të lehtë, pasi po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Lilës së vendit të fundit dhe pa objektiva.
Por një tjetër situatë paraqitet te Ajaksi, përralla e bukur e “Championsit” në sezonin e shkuar.
Holandezët po humbasin me rezultatin 0-1 ndaj Valencias në shtëpi, ndërsa nëse vazhdojnë ende me këto shifra, atëherë do të shkonin në “Europa League”./SE