Amir Rrahmani ka shkëlqyer në Serie A te Hellas Verona.
Mbrojtësi i Kosovës ka qenë titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij këtë edicion, shkruan Gazeta Olle.
E faqja zyrtare e Serie A në rrjetin social Facebook, ka lavdëruar prishtinasin.
“Oktapodi Rrahmani. Ai është futbollisti që ka rikuperuar më së shumti topa (240) në Serie A”, shkruan faqja zyrtare e Serie A.
Rrahmani, është transferuar këtë verë te Verona nga Dinamo e Zagrebit.
Kurse, tashmë bartë edhe shiritin e kapitenit te Kosova./Gazeta Olle