Aktualisht po zhvillohet derbi i madh i Shqipërisë, Partizani – Tirana.
Në ‘Air Albania’ rezultati qëndron 1:1, përcjellë Gazeta Olle.
Batha zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, kur shënoi për Tiranën.
Por epërsia e tyre zgjati vetë katër minuta, pasi Bardhi barazoi shifrat në 1:1.
Para duelit, në fushën e stadiumit të ri dolën edhe ekipet e urgjencës mjekësore, të ushtrisë dhe rendit.
E gjitha kjo është bërë për t’i falënderuar këto ekipe për kontributin e tyre në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri në muajin nëntor.
Nga ky tërmet në Shqipëri, kishin mbetur 50 të vdekur, dhe mbi 1000 të tjerë të lënduar.