A shitet Higuain? Flet babai

Gonzalo Higuain nuk do të largohet nga Napoli, por ka klube që janë të interesuara për të.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim në fund të sezonit nga ‘San Paolo Stadio’, drejt Arsenalit ose Atletico Madridit, që tashmë janë seriozisht të intersuara për argjentinasin.

Megjithatë, Jorge Higuain ka thënë se djali i tij  nuk ka dëshirë të largohet nga klubi i Serie A, nga i cili u ble nga Real Madrid për 40.000.000 euro dy vjet më parë.

“Ka shumë ekipe të interesuar në Gonzalon”, tha ai për ‘El Crack Deportivo ‘. “Megjithatë, ai ka një kontratë tre-vjeçare me Napolin. Unë nuk mendoj se ai nuk do të shkojë askund”.

Higuain ka shënuar 16 gola në 35 paraqitjet e Serie A këtë sezon.