A po i ‘frikohet’ Juventusit trajneri i Monacos?

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, beson se skuadra e tij duhet të jetë në formë shumë të lartë për ta mposhtur Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze eliminoi Arsenalin në 1/8 e finales, por portugezi beson se kampioni italian është kundërshtar më i fortë.

“Për mua Juventusi është më i mirë se Arsenali sepse ata kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale. Juventusi është favorit për shkak të kualitetit dhe eksperiencës. Duhet t’i respektojmë, por në të njëjtën kohë të luajmë lojën tonë dhe të besojmë se mund t’ia dalim”, ka thënë Jardim.

“Jemi këtu sepse e merituam – përfunduam grupin në pozitën e parë. Jemi të organizuar mirë. Të gjithë lojtarët e mi e dinë se çfarë duhet të bëjnë në çfarëdo situate”, shtoi portugezi.