A po i frikësohet trajneri i Rilskit, Sigal Prishtinës?

Sigal Prishtina do të luajë në finale të Ligës Ballkanike me bullgarët e Rilski Sportist. Trajneri i kësaj skuadre, Rosen Barchovski, kishte thënë pas fitores ndaj Pejës, se Prishtina është më ndryshe se ekipet tjera.

“Me 24 pikë dallim të Prishtinës, është thuajse e pamundur të ndodh kthesa. Në këtë rast, është vështirë e besueshme kjo, sepse klasi i Sigal Prishtinës është më ndryshe se secila skuadër tjetër”, kishte thënë Barchovski para ndeshjes Kozhuv – Prishtina.

“Ata kanë arritur të krijojnë një skuadër shumë të mirë dhe tani janë në një nivel shumë të lartë, madje edhe për Euro Kupën. Parashikoj që Sigali do të jetë në finale”, kishte shtuar bullgari.

Prishtina e kishte mundur skuadrën e tij dy herë, në fazën e rregullt. (Gazeta Olle)