A mund t’i shënoj Gjermania tetë gola ndaj Kosta Rikës, Hansi Flick befason me deklaratën e tij

Gjermania është gati për takimin me Kosta Rikën. Katër herë kampionët e botës, duhet të fitojnë sfidën e fundit në grup, që zhvillohet të enjten (20:00).

Nesër pres një performancë të lartë nga skuadra. E kemi detyrim kualifikimin, por nuk ndjejmë aspak presion.I kam në formë të gjithë lojtarët”, deklaron Hansi Flick në konferencën për shtypin.

Trajneri i Gjermanisë ndalet edhe tek individët.

Sane është gati të luajë nga minuta e parë. Havertz mungoi ndaj Spanjës për shkak se ishte ftohur”.

Flick insiston në idenë e tij të lojës: “Ne duam që futbolli ynë të jetë tërheqës, modern dhe sulmues”.

Nëse Japonia fiton ndaj Spanjës, Gjermanisë i duhet fitore me tetë gola, por trajneri i Gjermanisë nuk e mendon si opsion.

Do të ishte mendjemadhësi supozimi i idesë së shënimit të tetë golave, Kosta Rika meriton respekt”, theksoi Flick.

Meksika shënon dy gola të shpejtë ndaj Arabisë Saudite, komplikohen gjërat në Grupin C (Foto)

Argjentina bën detyrën ndaj Polonisë, fiton dhe kalon në 1/8 e finales