A mund ta zë Arsenali Chelsean? Përgjigjet Wenger

Arsenali shënoi sot fitoren e radhës, por pavarësisht kësaj trajneri i tyre, Arsene Wenger, shprehet pesimist sa i përket vendit të parë. Sipas tij, ‘topxhinjtë’ nuk mund ta zënë Chelsean.

“Chelsea ka një siguri të mirë dhe mendoj se ata kanë disavantazh për të qëndruar të qetë. Kanë shumë siguri, dhe neve në këtë moment na duhet të mbledhim sa më shumë pikë dhe të fitojmë ndeshje pas ndeshje”, tha ai në konferencën për shtyp.

Arsenali tani ka katër pikë më pak se Chelsea, që ndodhet në vendin e parë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak. (Gazeta Olle)