A mund ta beson se çfarë ka bërë Xherdan Shaqiri sot

Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka shënuar rekord me “selfie” humanitare në kuadër të aksionit të madh humanitar në Zvicër “Jeder Rappen zählt” (Çdo cent ia vlen), që mbahet tradicionalisht në kohën para festave të fundvitit në Bern.

Sa “selfie” ka bërë Xherdan Shaqiri do të mund të llogariten vetëm në fund.

Por, një gjë është e sigurt deri tani erdhën 127,267 franga me ndihmën e talentit të futbollit, Xherdan Shaqiri në Bern, në aksionin “Jeder Rappen zählt”.