A ka kush e ndal Lirinë, ja çfarë i ka bërë skuadrës së njohur maqedonase

Liria ka shënuar edhe fitoren e tretë në përgatitjet që po i zhvillon në Ohër të Maqedonisë.

Këtë herë ‘viktimë’ ishte skuadra me nam, Pobeda e Prilepit.

“Ndeshja ka qenë shumë e fortë dhe testi i vështirë. Loja ka qenë vërtetë arrë e fortë për këtë fazë të përgatitjeve, ku Liria dha maksimumin dhe në fund arritëm fitore’, ka thënë drejtori Erxhan Dana nga Ohri.

liria 2

Ndeshja nisi me disavantazhin e prizrenasve, kur në min. 6-të Pobeda kalon në epërsi . Por, Liria shpejt arriti të këndellet dhe nga minuta e 15-të baraspeshoi forcat, duke ndjekur rezultatin.

Pjesa e dytë foli për Lirinë dhe barazimi erdhi në min. 60-të përmes Artur Maganit.Kurse i riu Zenel Gavazaj, shënoi katër minuta para fundit për rezultatin 2:1 për Lirinë. Në të dyja rastet asistues ishte Mevlan Zeka.

liria

19665221_1aliria216738518453748_3464891297809908901_n