Brajan Gruda u befasua, kur u ftua nga Julian Nagelsmann në përgatitjet e Gjermanisë para Euro 2024, por vetëm përkohëisht pasi disa lojtarë mungojnë shkaku i finales së Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
Gruda, ishte ftuar si lojtar shtesë bashkë me Roko Raitz për të plotësuar numrin deri fundjavën që u mbyll, duke llogaritur mungesat e disa futbollistëve.
Por futbollisti shqiptar e ka kaluar plotësisht testin dhe këtë e bëri të qartë edhe Julian Nagelsmann, i cili ka vendosur të mbajë të dy lojtarët deri me datën 7 qershor, ditën kur do të dorëzojë listën përfundimtare në UEFA.
“Gruda është një lojtar mjaft i mirë, shumë kreativ në treçerekun e fushës dhe ka një të majtë shumë të mirë”.
“Ekziston një shans, nuk i dihet kurrë çfarë do të ndodhë. Fakti që ata u grumbulluan, është një shenjë e vogël”, ka thënë Nagelsmann para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp.