A jeni gati? Sot fillon edicioni 2017/18 me këtë super ndeshje

Trepça ’89 synon që në edicionin 2017/18, i cili nis të premten (sot), të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës në futboll, që e fitoi për herë të parë në histori të klubit në edicionin e shkuar.

Në xhiron e parë Trepça ’89 do të përballet me skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës, që pas pesë vjetësh në Ligën e Parë është kthyer në elitë.

Kjo ndeshje që luhet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, të premten (sot) prej orës 17:00, bën edhe hapjen e edicionit të ri në Vala Superligën e Kosovës.

Njëherësh kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet gjatë të premtes, pasi duelet tjera elitare do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës.

Pritet një kampionat i fortë pasi shuam skuadra janë përforcuar.