A ishte xhiro më e turpshme e futbollit kosovar? Edhe analistët një javë më parë e dinin se kush fiton dhe kush humb ditën e sotme

Ka përfunduar xhiro e 35-të në elitën e futbollit kosovar me rezultate tejet befasuese. Befasuese në letër, pasi një javë më parë dihej se kush fiton dhe kush humbet në këtë xhiro, përveç dy takimeve Ulpiana – Feronikeli dhe Prishtina – Drita, që ishin të paparashikueshme.

Ballkani, Llapi dhe Gjilani ishin favoritë të mëdhenj në letër përballë Drenicës, Dukagjinit dhe Malishevës, por çuditërisht të tria këto skuadra që do të na përfaqësojnë në Evropë humbën.

Madje për këto ndeshje një javë më parë analistët nëpër studiot e ndryshme televizive e dinin se cilat skuadra do të fitonin dhe cilat do të humbnin.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli në emisionin Dueli Sportiv ishte i bindur në fitoret e këtyre skuadrave.

Madje ai edhe vuri bast me prezantuesit e emisionit dhe mysafirët se Malisheva, Drenica dhe Dukagjini marrin fitore.

“Për mua fitojnë Dukagjini ndaj Llapit, Drenica ndaj Ballkanit dhe Malisheva ndaj Gjilanit. Prishtina – Drita dhe Ulpiana – Feronikeli janë më të paparashikuara”, tha Sokoli.

Tahir Batatina iu kundërpërgjigj se Llapi i tij nuk humbe dhe aty profa vuri bast me të pranishmit duke qeshur se i di rezultatet.

Edhe Liridon Leci në emisionin Kampionët në Kanal 10 tha njësoj, se fitojnë Drenica e  Dukagjini .

“Drenica – Ballkani mendoj që fiton Drenica, Dukagjini – Llapi fiton Dukagjini, Gjilani – Malisheva do të mbyllet në barazim, derisa Prishtina – Drita, fiton Prishtina”, tha Leci.

 

(Video) Pas 18 vitesh, me lotë në sy i jep fund karrierës fantastike Mark Noble me West Ham United

Nuhiu tregon si arriti ta mposhtë Prishtinën