A ishte ky goli i vitit në futbollin kosovar?

Visar Berisha ka shënuar një prej golave më të bukur të këtij viti në futbollin kosovar.

Kapiteni i Ballkanit kishte “bombarduar” portën e Vushtrrisë, përmes një “bombe” nga goditja e dënimit, përcjellë Gazeta Olle.

Pavarësisht distancës së madhe, Berisha kishte shënuar me një goditje direkte, duke kaluar murin dhe duke “vizatuar” topin në këndin e epërm të portës së Enes Manxhollit.

Atë ndeshje, Ballkani e kishte fituar thellë, 5:2.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Berishës dhe mund të bëni edhe “follow” faqen e Gazetës Olle në Instagram.