A i mbeti ‘hatri’ Veliajt?

Trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli na rikthej në kampionatin botëror ‘Brazil 2014’, në ndeshjen e Kupës Trepça – Trepça ’89, kur dy minuta para fundit të takimit, nxori nga loja portierin që ishte titullar Enis Velija, për ta futur në lojë Ferid Imerin.

Njëjtë kishte vepruar edhe Van Gaal kur kishte zëvendësuar Jasper Cillessen me Tim Crul në ndeshje me Kosta Rikën, por trajnerit holandez i kishte ndezur zëvendësimi, për dallim nga Shosholli që nuk i ndezi, pasi Ferid Imeri, lerë që nuk e mbrojti asnjë penallti, por edhe në ‘leximin’ e tyre ishte i dobët.

Por, a i mbeti ‘hatri’ portierit Enis Velaij. “Jam i dëshpëruar që u eliminuam e sa për zëvendësimin aspak, sepse është trajneri ai që vendos dhe ne i respektojmë vendimet e tij”, ka thënë pas ndeshjes për Gazetën ‘Olle’, Enis Velia.

“Duhet thënë se jam krenar që jam pjesë e Trepçës e posaçërisht nën urdhrat e trajneri Ajet Shosholli. Jam i privilegjuar që jam pjesë e historisë së famshme të Trepçës”, shtoi Enis Veliaj.