A është ky ekipi i ri i Mourinhos?

“Sunday People” raporton fakte interesante rreth së ardhmes së trajnerit portugez, Murinjo, i cili pak javë më parë është shkarkuar zyrtarisht nga Chelsea.

Sipas medias angleze, Murinho i ka shprehur disa të afërmve të tij, dëshirën për të drejtuar kombëtaren e Anglisë në Euro 2016.

Në karrierën e tij, trajnerin portugez nuk ka marrë në dorë asnjë kombëtare, ndaj dhe preferon ta bëjë “sefte” me “Tre Luanët” të cilët për momentin drejtohen nga Roi Hodgson.

Gjithsesi, mbetet të qartësohet kontrata e trajnerit aktual, e cila është ende në fuqi dhe nuk ia lejon Mourinhos nisjen e bisedimeve.