A është kjo ndeshja e vitit për Bayernin?

Bayerni pritet edhe matematikisht ta sigurojë titullin e kampionit në Gjermani, pasi këtë herë vendi i parë nuk i rrezikohet nga rivalët tjerë.

Ndeshjen e radhës ata e zhvillojnë ndaj Borussia Dortmundit, derisa kjo sfidë pritet të jetë më e rëndëishmja e vitit.

Kështu ka thënë portieri i ‘bavarezëve’, Manuel Neuer. “Është ende ndjenjë e mirë të luash në Dortmund. Atmosfera është e mirë, stadiumi i mbushur. Për ne kjo është ndeshja e vitit”, u ka thënë Neuer gazetarëve.

Robben, Ribery dhe Alaba, mundojnë në këtë takim, por pavarësisht kësaj, Neuer beson në fitore. (Gazeta Olle)