A është fajtor Shaqiri për ‘pauzën’ e Kovaçiçit? Përgjigjet Mancini

Roberto Mancini e ka lënë Mateo Kovaçiç jashtë formacionit titullar në katër ndeshjet e fundit, një zgjedhje që për shumë veta është cilësuar si e gabuar, por teknikui Interit në vigjilje të ndeshjes kundër Cagliarit ka shpjeguar arsyet pse e ka lënë jashtë kroatin, duke mohuar që të ketë ndikuar kosovari Xherdan Shaqiri.

“Kovaçiç është i rëndësishëm por është vetëm 20 vjeç, skuadra nuk mund të bazohet te ai. Duhet të ndihmohet nga futbollistët më ekspertë. E ardhmja e Inter do të bazohet te ai”, ka thënë Mancini.

“Është i mrekullueshëm, por duhet të kuptojë çështjet taktike, atij i duhet kohë dhe do të ketë plot aste”, vijoi tekniku i Interit.