A është e mundur?

Leicester City ka një plan ambicioz për transferimin e sulmuesit të Romës, Francesco Totti.

“Sky Sports” ka njoftuar se lideri i Premierligës dëshiron ta angazhojë legjendën e ‘Giallorossëve”, gjatë afatit kalimtar të verës.

Në rast të largimit nga Roma, Totti mund të kalojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marrë ofertë nga New York City FC.

Por, menaxheri i “Foxes”, Claudio Ranieri beson se mund ta bind që ta shijojë Premierligën.