A është dëmtuar Drenica te rasti i penalltisë?

Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Kosovës përballë Drenicës.

Në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina fitoi me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Olle.

Por kjo ndeshje ka mundur të ketë krejt rrjedhë tjetër në rast se do të shenohej një gol nga penalltia dy minuta para fundit të ndeshjes.

Ishte rezultati 2:0, kur me dorë në zonën e Prishtinës luajti Diar Miftaraj, dhe Genc Nuza akordoi penallti për Drenicën.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Nga pika e bardhë dështoi Hasan Hyseni, por që kjo penallti është diskutuar mjaft shumë.

Në momentin që Hyseni ka goditur penalltin, në zonën e Prishtinës janë parë një numër i madh i futbollsitëve përfshirë edhe kapitenin Thaqi të Prishtinës.

Por kjo nuk ishte arsye për gjyqtarin më të mirë, Genc Nuza, që penalltia të përsëritet.

Më poshtë pamje nga ky rast: