A e njihni vogëlushin në foto? Ai është sot personi më i rëndësishëm i futbollit kosovar (FOTO)

Një fotografi e pabotuar deri me tash. Një fotografi e rrallë dhe shumë interesante e drithëruese se si dukej Fadil Vokrri kur ishte 15 vjeç.

Ai konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë, aktualisht është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shoku i klasës, Bislim Selmani, dërgon një foto ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” dhe tregon se si dukej Vokrri në ato vitet e arta, në vitin 1974.

auto_18928133_1372615866147525_1385165237_n1496662559

“Ish gjimnazi 8 nëntori tash ‘Aleksandër Xhuvani’ në Podujevë”, tregon Selmani me shumë nostalgji.

Ai tregon tutje se cili është Vokrri në foto, ku po të mos ishte rrumbullaksimi me vijë të kuqe, problem që do ta njihnit.

“Vokrri në vitin e parë në gjimnaz, i fundit nga e djathta shtrirë”, shtoi Selmani.

1212

vokrri Vokrri