A e ka shikuar miqësoren e Kosovës ndaj Jordanisë? Përgjigjet Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Jordania me rezultat 0:2, në ndeshjen miqësore e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gazeta online “Insporti” ka kontaktuar ish-përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili ka deklaruar se nuk e ka shikuar ndeshjen.

Në një prononcim ekskluziv për “Insportin” ai deklaroi se nuk e ka shikuar fare ndeshjen.

Në pyetjen se a e ka shikuar ndeshjen e sotme, ai u përgjigj: “Unë nuk e kam shikuar ndeshjen”.

Challandes u shkarkua nga pozita e përzgjedhësit të Kosovës muajin e kaluar për shkak të rezultateve të dobëta.

Ai ishte emëruar përzgjedhës I Kosovës në vitin 2018 nga ish-kryetari i ndjerë, Fadil Vokrri.

Sonte në bankinën e “Dardanëve” ishte slloveni Primoz Gliha, i cili ishte asistent i zviceranit Challandes.

Kosova pëson humbje nga Jordania në “Fadil Vokrri”

Gliha: Ne krijuam shumë shanse, por nuk patëm fat