A e ka rrahur gruan Mayweather?

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather sot ka mohuar ta ketë rrahur ish-bashkëshorten e tij.

Mayweather u gjykua nën akuzën se në vitin 2010 rrahu Josie Harris para fëmijëve. Atëbotë, ai u dënua me 90 ditë burg, duke vuajtur dënimin vetëm për dy muaj.

Por, sot ai edhe njëherë ka mohuar ta ketë rrahuar Harrisin, duke thënë se vetëm e ka ‘izoluar’ atë nga droga.

“A e kam goditur apo rrahur dikë? Jo, kjo nuk ka ndodhur. Unë mund t’iu shikojë në fytyrë dhe t’iu them: ‘Jo, kjo nuk ka ndodhur’”, deklaroi Mayweather, përcjell ‘Washington Post’.

“A e kam ndaluar një grua nga drogat? Po, e kam bërë. Nëse ata thonë se kjo është dhunë, atëherë e dini çka? Unë jam fajtor”, shtoi tutje amerikani.