A e dini sa para për çdo javë fiton Messi?

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi fle në miliona. Viti 2014 ka qenë shumë fitimprurës për yllin e Barcelonës i cili e mbylli atë me 65 milionë euro në llogarinë bankare.

Zotëri 65 milionë euro në vit. Ky është Lionel Messi i cili sipas revistës franceze “France Football”, ka qenë futbollisti më i paguar në botë për vitin 2014.

Sulmuesi i Barcelonës ka përfituar 65 milionë euro në vit, mes pagës së tij tek gjiganti katalan dhe marrëveshjet individuale me sponsorë.

Më saktësisht, për një javë Messi përfitoi 1.25 milionë euro.

Pas tij, në pozitën e dytë ka dalë rivali nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo me total prej 54 milionë eurosh në vit.