A e dini për cilën skuadër do të luajë Samir Sahiti në sezonin e ri? (FOTO)

Samir Sahiti ende nuk ka vendosur se për cilën skuadër do të luajë në sezonin e ri.

Mbrojtësi i djathtë i Trepçës i ka edhe disa llogari që s’i ka mbyllur ende me klubin mitrovicas, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Po sa t’i mbyllë ato, Sahiti do të vendos përfundimisht për skuadrën e sezonit të ri.

Në një prononcim për gazetën, Sahiti thotë që është i hapur për oferta.

sahiti

“Jam i hapur për oferta dhe shpresoj të ketë diçka interesante. Përndryshe, i kam disa llogari që s’i kam mbyllur ende me Trepçën dhe që shpresoj t’i mbyllim. Deri më tani ata nuk janë lajmëruar. Nexhmedin Haxhiu gjendet jashtë vendit, ndërsa për tjerët nuk e di”, deklaroi Sahiti për Gazetën Olle.

“Askush nuk i ka lajmëruar futbollistët asgjë. Gjithsesi, unë jam i hapur për klubet e Superligës dhe shpresoj të ketë diçka shumë interesante, në ndonjë klub të madh në Kosovë”, shtoi ai.

Sahiti në janar ishte shumë pranë transferimit te Drita, por marrëveshja dështoi në fund.

Sahiti