A e dini nga sa mijë euro i kanë marrë sot lojtarët e Besës? (FOTO)

Sot ishte një ditë interesante për futbollistët e Besës, që kanë marrë një pjesë të premive për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve brenda klubit pejan se lojtarët kanë marrë nga 1700 euro.

Në këtë mënyrë, ata mbeten me shpresë që do t’i marrin edhe mjetet tjera financiare, pasi që premtimi për fitore ishte më i madh.

Atyre iu ishin premtuar nga 4000 euro në rast se mposhtin Llapin në finale.

llapi besa osmani

Kështu, secili nga lojtarët e Besës pritet të marrin edhe nga 2300 euro tjera.

Besa e mposhti Llapin me penallti në finalen e Kupës së Kosovës që u zhvillua në “Riza Lushta”.

Gjithsesi, Llapi nuk ka hequr ende dorë nga kjo ndeshje, duke shpresuar ta fitojë atë me rezultat zyrtar.

Llapi ka nisur ankesat e reja drejt FFK-së.

Llapjanët ankohen për moshën e Albert Dabiqajt si dhe për video-skandalin për ndeshjen Trepça-Besa.

llapi besa llapi besa